Disa vatra zjarresh janë regjistruar në pyje, dy prej të cilave në Liqenin e Luleve, në Parkun Kombëtar të Luleve dhe në Drenovë të Fierit; gjithashtu është shënuar një përmbytje dhe një rrëshqitje dheu, së bashku me ndërtime pa leje në Theth.
Pas më shumë se dy vitesh nga lëshimi në hapësirë, satelitët Albania 1 dhe Albania 2 nuk po përdoren mjaftueshëm, të paktën jo aq sa për të justifikuar koston prej 6 milionë dollarësh, shkruan A2 CNN.
“Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile përdor shërbimin satelitor për menaxhimin e fatkeqësive përgjatë katër fazave të saj, konkretisht: për parandalimin, përgatitjen, përgjigjen emergjente, si dhe fazën e rimëkëmbjes (vlerësim dëmesh, planifikimi i masave strukturore për rehabilitim, monitorimi i procesit të rikthimit në gjendjen normale/rehabilitimit)“, thotë Ministria e Mbrojtjes.
Në komunitetin hapësinor, Shqipëria është që nga 3 janari i vitit 2023 në mesin e 80 shteteve që kanë satelitë – listë që kryesohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat kanë mbi gjysmën e tyre, apo mbi 5 mijë satelitë nga rreth 8,700 në orbitë, sipas Kombeve të Bashkuara.
Megjithatë, përfitimet deri më tani janë shtrirë vetëm në drejtim të krijimit të hartave gjeo-hapësinore
