Fermerët shqiptarë kanë në dispozicion vetëm edhe katër ditë për të aplikuar në Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2025, një mundësi e rëndësishme për të përfituar mbështetje financiare në sektorë kyç të bujqësisë dhe blegtorisë.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, i ka bërë thirrje fermerëve që të mos humbasin këtë mundësi dhe të aplikojnë deri më 30 maj 2025 përmes portalit e-Albania.
“Apliko ‘online’ përmes portalit ‘eAlbania’ dhe përfito mbështetje për: blegtorinë, bletarinë, farat dhe fidanët, bimët mjekësore aromatike, fermat organike, certifikimin ‘Global GAP’, si edhe naftën për punimet e mekanizuara në bujqësi. Apliko tani!”, – u shpreh ministrja Denaj.
