Pas më shumë se 6 muajsh nga hapja e tenderit 364 milionë Euro për ndërtimin e autostradës Milot-Balldre, koncesioni është anuluar zyrtarisht.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, përmes një njoftimi zyrtar, informon se shkak për anulimin është bërë mosparaqitja e asnjë oferte të përshtatshme.
“Asnjë nga ofertat e paraqitura nuk përmbushin kërkesat e ftesës për procedurën konkurruese, pra nuk është dorëzuar asnjë ofertë e përshtatshme”,njofton Ministria e Infrastrukturës.
