Aeroporti i Vlorës, lidhet kontrata për instalimin e sistemit meterologjik

Data

Albcontrol njoftoi së fundmi në sistemin e prokurimeve se lidhi kontratën me kompaninë fituese T B S 96 SHPK për të realizuar blerjen dhe instalimin e sistemit meteorologjik automatik në shërbim të Aeroportit të Vlorës. Në dokumentet e procedurës kompania publike përcakton se ky sistem është i nevojshëm për rritjen e sigurisë dhe veprimet operacionale në aeroportin në Jug të Shqipërisë.

“Me qëllim rritjen e sigurisë dhe realizimin e veprimeve operacionale në Aerodromin e Vlorës, Albcontrol kërkon të instalojë një sistem të integruar meteorologjik automatik AWOS/ATIS për matjen në kohë reale të të dhënave meteorologjike, kontrollin dhe verifikimin e tyre (nëpërmjet dy kopshteve meteorologjik të instaluar në të dy anët e pistës), marrjen e të dhënave dhe përpunimin e tyre në sistemin qendror AWOS dhe transmetimin e tyre në sistemet e tjera ndërfaqësuese sipas formateve të caktuar (mesazhet meteorologjike) si dhe në frekuencë,” thuhej në dokumente.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related