Miliardat që zhduken dhe qytetarët që zhvaten, ja si i Klevis Jahaj po pasurohet nga reforma e dështuar e ujit…

Data

Një reformë që nisi me premtime për transparencë dhe shërbime më të mira për qytetarët është kthyer në një makineri të fuqishme korrupsioni dhe abuzimi. Në krye të kësaj skeme që po fundos xhepat e qytetarëve dhe po mbush llogaritë e oligarkëve qëndron Klevis Jahaj, drejtori i “përkëdhelur” i zv/kryeministres Belinda Balluku. Reforma e ujit, që supozohej të modernizonte sistemin dhe të ofronte ujë të pijshëm për të gjithë, është shndërruar në një mekanizëm ku miliarda lekë prokurohen në mënyrë të dyshimtë, ndërsa qytetarët përballen me fatura gjithnjë e më të larta dhe me shërbime të përkeqësuara.

Në vetëm tre vjet në krye të Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve (AKUM), Jahaj ka nënshkruar kontrata me vlera marramendëse, të cilat, siç zbulon një investigim i “VoxNews”, kanë përfituar oligarkët e lidhur me pushtetin. Miliona euro janë dhënë për projekte në fshatra turistikë, ku fitues kanë rezultuar pikërisht firmat që kanë ndërtuar resortet luksoze. Ndërkohë, komunitete të tëra vazhdojnë të vuajnë për ujë të pijshëm, ndërsa faturat e ujit rriten në mënyrë të mistershme nga vendimet e këshillave bashkiake. Ndërmarrja e Ballukut dhe Jahajt për të shkrirë drejtoritë e ujësjellësve të rretheve dhe për t’i vendosur ato nën kontrollin e qendrës ka pasur një qëllim të qartë: çdo investim dhe çdo emërim të vendoset nga lart, duke krijuar një piramidë të plotë abuzimi. Deri më tani, ata kanë arritur të marrin në kontroll 11 drejtori të mëdha, ndërsa e vetmja që ka rezistuar është Ujësjellësi i Tiranës. Por, me presionet në rritje ndaj kryebashkiakut Veliaj, edhe kjo duket çështje kohe. Milionat e prokuruara nga AKUM janë një dëshmi e qartë e skemës së pasurimit të një grupi të vogël individësh në kurriz të qytetarëve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related