Largohet Rrumbullaku, ja udhëzimi për zgjedhjen e Drejtorit të ri të Policisë së Shtetit, kandidatët nën lupën e…

Data

Udhëzimi i ministrit të Brendshëm “për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për përzgjedhjen e kandidatit për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit’ mban nr 160, datë 2.9.2024 është botuar në fletore zyrtare më datën 4 shtator të këtij viti, dhe po në këtë ditë ka hyrë në fuqi. Urdhri përcakton rregullat dhe procedurat që lejojnë Ministrin e Brendshëm të kryejë procesin për përzgjedhjen, renditjen dhe propozimin e kandidatëve për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit tek kryeministri pas largimit të Muhamet Rrumbullakut. Gjithashtu përcaktohen qartë kriteret formularët e fazat e garimit që duhen përshkuar, për t’u bërë kryepolic.

Sipas udhëzimit kandidatët verifikohen dhe nga SHISH e Prokuroria, ndërsa gara mund të ndiqet edhe nga SHBA e BE me të deleguarit e saj. Ministria e Brendshme shpall thirrjen për shprehje interesi për pozicionin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Thirrja publikohet në faqen zyrtare të ministrisë dhe drejtorisë së policisë si dhe në mediat e shkruara dhe audiovizive. Thirrja qëndron e hapur për 7 ditë, por dhe mund të zgjatet me urdhër të ministrit. Brenda kësaj kohe aplikantët kanë të drejtë të dorëzojnë shprehjen e interesit bashkëngjitur dhe me dokumentet përkatëse. Pas përfundimit të këtij afati 7-ditor, Ministria e Brendshme publikon në faqen zyrtare emrat e kandidatëve. Brenda 10 ditëve Komisioni i Posaçëm, i ngritur për këtë proces, kryen vlerësimin paraprak, dhe më pas harton listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore dhe të atyre që nuk i plotësojnë.

Lista publikohet në faqe zyrtare dhe duhet të bëhet jo më vonë se 2 ditë pune pas mbylljes së thirrjes për paraqitjen e shprehjes së interesit. Komisioni organizon seancë dëgjimore me kandidatët dhe i njofton ata të paktën 3 ditë para seancës dëgjimore. Kur e sheh të nevojshme, kërkon informacione të mëtejshme nga kandidatët, në organet publike ose punëdhënësi i kandidatit. Brenda 48 orëve nga seanca e fundit dëgjimore, Komisioni përpunon të dhënat dhe harton tabelën përfundimtare të vlerësimit të kandidatëve. Më pas i dorëzon Ministrit renditjen e kandidatëve, në bazë të disa kritereve së bashku me formularin e vlerësimet me shkrim, për secilin kandidat. Secili kandidat vlerësohet në 4 kritere, me 100 pikë në total.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related