Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq dy persona nën akuzën “Shpërdorim Detyre” për zjarrin në godinën në Urgjencën e Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza. Në kuadër të hetimeve prokuroria arriti në përfundimin se dy specialistët me veprimet e tyre nuk kanë zbatuar detyrat e përcaktuara në rregulloren e institucionit si:
-Funksionimin e sigurtë dhe në përputhje me standardet përkatëse të aparaturave dhe pajisjeve mjekësore, ku përfshihen UPS-të dhe bateritë, pjesë integrale e pajisjeve mjekësore.
– Nuk kanë planifikuar dhe ndjekur me përgjegjësi kryerjen e mirëmbajtjes së aparaturave dhe pajisjeve mjekësore, në përputhje me udhëzimet e prodhuesve e konkretisht të UPS-ve dhe baterive.
