Milano: Dy viktima nga dalja e tramvajit nga shinat

Data

Dy persona humbën jetën dhe rreth 40 të tjerë mbetën të plagosur pasi një tramvaj doli nga shinat dhe u përplas me një ndërtesë në Milano.

Sipas mediave italiane, aksidenti mund të ketë ndodhur pasi nuk u aktivizua çelësi për ndërrimin e shinave. Televizioni publik Rai raportoi se drejtuesi i tramvajit dyshohet se ka humbur vetëdijen ose ka pësuar problem shëndetësor, duke mos arritur të shtypte butonin për kalimin në shinat e duhura.

Ngjarja ndodhi rreth orës 16:00 në zonën e Viale Vittorio Veneto, ndërsa tramvaji po udhëtonte nga Piazza Repubblica drejt Porta Venezia. Zyra e prokurorit ka nisur hetim për vrasje nga pakujdesia, ndërsa dhjetëra zjarrfikës dhe ekipe të emergjencës ndërhynë në vendngjarje.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related