Belgjika: 1/3 e mesazheve në Sky ECC në shqip

Data

Autoritetet belge publikuan bilancin e operacioneve të bazuara në përgjimet e Sky ECC, duke theksuar se një e treta e mesazheve të koduara ishin në gjuhën shqipe. Sipas raportit, 578 të dyshuar rezultojnë me origjinë shqiptare.

Hetimet zbuluan se transfertat e drogës drejt Belgjikës dhe Amerikës së Jugut kontrolloheshin nga pajisje të vendosura në vende si Emiratet e Bashkuara Arabe, Turqia, Maroku dhe Shqipëria.

Në total, mbi 1,200 persona janë dënuar si rezultat i hetimeve, ndërsa janë sekuestruar më shumë se 224 milionë euro dhe janë dhënë 3,684 vite burg në vendime gjyqësore. Belgjika ka bashkëpunuar me disa vende të rajonit dhe më gjerë për ndjekjen e rrjeteve ndërkombëtare të drogës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related