Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë: Kujdes nga protesta, mund të ketë dhunë

Data

Ambasada e SHBA në Tiranë u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë të shmangin zonat ku do të zhvillohet protesta e opozitës më 28 shkurt në orën 18:00, pranë Kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Sipas njoftimit, pritet prani e shtuar e policisë, bllokime rrugësh dhe ndërprerje qarkullimi, ndërsa protesta mund të përshkallëzojë në dhunë. Personeli i ambasadës është këshilluar të mos marrë pjesë dhe të qëndrojë larg zonave të tubimit.

Ambasada apelon për vigjilencë dhe ndjekje të udhëzimeve të autoriteteve lokale për sigurinë personale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related