Sekretari britanik i Mbrojtjes, John Healey, ka reaguar pas deklaratave të Donald Trump për një tërheqje të mundshme të trupave amerikane nga Evropa.
Ai theksoi se NATO mbetet një aleancë e fortë dhe se Shtetet e Bashkuara janë “absolutisht të lidhura” me të, si në përfitime ashtu edhe në kontribute.
Deklarata e Healey erdhi gjatë një konference për mbrojtjen në Londër, ku ai nënvizoi se bashkëpunimi transatlantik do të vazhdojë dhe se SHBA do të qëndrojë në krah të Evropës.
Reagimi vjen pasi raportime të fundit sugjeruan se Trump kishte diskutuar mundësinë e reduktimit të pranisë ushtarake amerikane në kontinentin evropian.
