Mesazhi i gabuar në WhatsApp i kushton shqiptarit 2 vite e 4 muaj burg në Angli

Data

Një shqiptar në Angli është dënuar me 2 vite e 4 muaj burg, pasi një mesazh i dërguar gabimisht në WhatsApp zbuloi aktivitetin e tij kriminal.

Sipas mediave britanike, bëhet fjalë për Urim Pomarin, i cili vetëm dy javë pasi ishte liruar nga paraburgimi tentoi të rifillonte shitjen e kokainës.

Ai krijoi një grup të ri në WhatsApp dhe dërgoi një mesazh ku ofronte doza kokaine për shitje, duke përdorur edhe një emoji dëbore, simbol që përdoret shpesh si kod për këtë drogë.

Megjithatë, Pomari bëri një gabim të rëndë: në grup përfshiu edhe numrin e oficerit të shërbimit të provës, tek i cili duhej të paraqitej çdo javë.

Pas marrjes së mesazhit, policia ndërhyri duke bastisur banesën e tij në Ipswich, ku u gjetën kokainë, peshore për matjen e drogës dhe 1,255 paund para cash.

Gjatë shpalljes së vendimit, gjyqtarja Nicola Talbot-Hadley e kritikoi të pandehurin për veprimin e tij, duke theksuar se ai “nuk është një kriminel i sofistikuar” dhe duke e cilësuar veprimin si një “budallallëk të veçantë” për faktin që i kishte dërguar mesazh edhe oficerit të tij të provës.

Në përfundim, gjykata e dënoi Pomarin me 2 vite e 4 muaj burg.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related