A do të anëtarësohet Shqipëria në BE në 2030? Ja si përgjigjet ekpert i çështjeve ndërkombëtare

Data

Geron Kamberi, ekpert i çështjeve ndërkombëtare, në rnjë emision televiziv duke folur për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, tha se shpresonte që ky proces të mos zgjaste një dekadë.

E ndërsa Kryeministri Edi Rama është shprehur për një anëtarësim në 2030, Kamberi tha se referuar vendeve që e kanë kaluar këtë proces, kemi një mesatare prej 6-7 vjetësh

“Nëse do të bëjmë një krahasim me vendet që e kanë kaluar këtë proces, mesatarisht ai zgjat 6-7 vjet, kaq ka zgjatur me Kroacinë. Unë mendoj që ky proces mos kapë 1 dekadë. Serbia negocion prej 10 vjetësh, Mali i Zi prej 12 vjetësh. Ky proces është çështjes standardesh dhe vullnetesh për t’u afruar”, tha Kamberi.

Referuar vizitës së Presidentes së KE-së, Ursula von der Leyen në Tiranë, ai tha se besoj se vizita tregon interesin apo vëmendjen e BE-së ndaj politikave të zgjerimit me Ballkanin Perëndimor

Ai tha se krahas vendeve të Ballkanit Perëndimor kemi edhe Moldavinë dhe Gjeorgjinë, por procesi në këto vende varet nga zhvillimet e brendshme.

Përsa i takon ndarjes së fondeve, kamberi tha se që kur është miratuar plani i rritjes, do të ketë një metodologji të ndarjes së fondit.
Në këtë kuadër ai u shpreh se secili vend do të marrë në përputhje me popullsinë, GDP dhe agjendën e reformave.
Kamberi tha se Shqipëria do të përfitojë 929 mln euro.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related