Zonja e Parë e Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Melania Trump, ka mohuar kategorikisht çdo lidhje me financierin e ndjerë Jeffrey Epstein, duke i cilësuar pretendimet si të pavërteta.
Në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë, ajo kërkoi që këto thashetheme të ndalen menjëherë, duke i konsideruar si përpjekje për të dëmtuar reputacionin e saj.
Melania Trump hodhi poshtë edhe pretendimet që Epstein kishte luajtur rol në njohjen e saj me bashkëshortin, Donald Trump, duke i quajtur këto spekulime të pabazuara.
Në të njëjtën kohë, ajo bëri thirrje për zhvillimin e seancave dëgjimore në Kongres për të mbijetuarit e trafikimit seksual të lidhur me këtë çështje, duke theksuar rëndësinë e fokusit tek viktimat.
Deklarata e saj vjen në një moment kur çështja Epstein vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes publike dhe të shoqërohet me pretendime të shumta, shpesh të pa verifikuara.
