“Bashkohuni me ne”, protestuesit thirrje qytetarëve nga lokalet: “Revolucioni vazhdon”

Data

Protestuesit që prej 18 ditësh janë pjesë e tubimeve qytetare në Tiranë vijuan edhe këtë mbrëmje marshimin në rrugët kryesore të kryeqytetit, duke u bërë thirrje qytetarëve që t’u bashkohen protestave.

Gjatë kalimit në zonën e Shallvareve, pjesëmarrësit iu drejtuan qytetarëve që ndodheshin në lokale dhe ambiente publike, duke i ftuar të ngrihen dhe të bëhen pjesë e asaj që ata e cilësojnë si një lëvizje qytetare për ndryshim.

Mes thirrjeve më të dëgjuara ishin: “Bashkohuni me ne!” dhe “Revolucion!”, ndërsa protestuesit vijuan marshimin përgjatë bulevardit të Tiranës.

Organizatorët dhe pjesëmarrësit kanë deklaruar se protestat synojnë të rrisin ndërgjegjësimin publik dhe të nxisin angazhimin qytetar për çështje që lidhen me qeverisjen, mjedisin, drejtësinë dhe të ardhmen e vendit.

Tubimi i kësaj mbrëmjeje është pjesë e protestave të përditshme që kanë nisur prej javësh në kryeqytet dhe që kanë mbledhur qytetarë të grupmoshave dhe bindjeve të ndryshme politike.

Protestuesit kanë theksuar se synimi i tyre është zgjerimi i pjesëmarrjes qytetare dhe forcimi i presionit publik për realizimin e kërkesave të ngritura gjatë këtyre protestave.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related