Mojtaba Khamenei mesazh Donald Trump dhe Izraelit: Kërkojmë dëmshpërblim, s’hiqemi nga të drejtat

Data

Mojtaba Khamenei ka dërguar një mesazh të fortë ndaj Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit, duke kërkuar kompensim për dëmet e shkaktuara gjatë konfliktit të fundit.

Në deklaratën e tij, ai theksoi se Irani do të kërkojë dëmshpërblim për humbjet njerëzore dhe materiale, duke përfshirë viktimat dhe të plagosurit e luftës.

Ai paralajmëroi gjithashtu se menaxhimi i Ngushticës së Hormuzit do të hyjë në një fazë të re, duke lënë të kuptohet për ndryshime të mundshme në kontrollin e këtij korridori strategjik.

Khamenei u shpreh se Irani nuk ka kërkuar luftë, por nuk do të heqë dorë nga të drejtat e tij në negociatat me SHBA-në, duke theksuar qëndrimin e fortë të Teheranit në raport me zhvillimet e fundit.

Ai shtoi se e konsideron “frontin e rezistencës” si një tërësi të unifikuar, duke iu referuar edhe zhvillimeve në rajon, përfshirë situatën në Liban.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related