SHBA godet Venezuelën, reagon ambasada në Tiranë: “Do të sigurohemi që vendi të drejtohet siç duhet”

Data

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Venezuelë, duke publikuar një mesazh të presidentit amerikan lidhur me situatën në këtë vend.

Në deklaratë theksohet se Shtetet e Bashkuara do të angazhohen për të garantuar një drejtim të ri për Venezuelën, duke synuar stabilitetin dhe rindërtimin e saj. Mesazhi nënvizon se infrastruktura e naftës do të rindërtohet dhe se qytetarët që janë detyruar të largohen nga vendi do të jenë nën kujdes dhe mbështetje.

“Do të sigurohemi që Venezuela të drejtohet siç duhet. Do të rindërtojmë infrastrukturën e naftës dhe do të kujdesemi për njerëzit që u detyruan të largohen,” thuhet në mesazh.

Reagimi vjen në një moment të tensionuar për Venezuelën, ndërsa zhvillimet e fundit po ndiqen me vëmendje nga faktori ndërkombëtar. Qëndrimi amerikan sinjalizon një rol më aktiv në të ardhmen e vendit dhe në menaxhimin e krizës politike dhe ekonomike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related