Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e nisjes së muajit të shenjtë të Ramazanit.
Gjatë fjalës së tij në një takim me qytetarët, ai e nisi mesazhin me një urim për të gjithë ata që fillojnë agjërimin.
“Urimi im është: Zoti ua pranoftë dhe agjërim të lehtë”, u shpreh Berisha.
Ramazani është një nga muajt më të rëndësishëm për besimtarët myslimanë, i shoqëruar me agjërim, lutje dhe përkushtim shpirtëror.
