Kreu i qeverisë Edi Rama zhvilloi këtë pasdite një takim me skuadrën e të rinjve të PS Tiranë. Në nisje të fjalës së tij Rama u ndal te hapat e shpejtë sipas tij që ka bërë Shqipëria drejt rrugës për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian.
Ai tha se mbështetja për PS në këto zgjedhje nuk është vetëm për Partinë Socialiste, por për rrugën drejt BE. Rama nuk i harroi as ironitë, kur tha se çdo lëkundje tjetër për të votuar partitë të tjera, është me “risk” për rrugën drejt BE.
“Ne na është hapur rruga kohët e fundit në mënyrë shumë të jashtëzakonshme për mënyrën si funksionon BE. Na është dhënë një kalendar shumë ambicion për t’i mbyllur negociatat në 2027. Çdo parafytyrim i një lëkundjeje është katastrofik për vendin tonë, dhe një mbështetje masive për qeverinë tonë në fakt është më shumë sesa një mbështetje për ne, por mbështetje për të mos e humbur trenin dhe të bëhemi pjesë e BE.
