Fatmir Mediu paraqitet në SPAK për seancën e radhës së gjyqit për tragjedinë e Gërdecit

Data

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), në kuadër të procesit gjyqësor që lidhet me tragjedinë e Gërdecit.

Sipas informacioneve, sot pritet të zhvillohet seanca e radhës në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për këtë çështje.

Mediu akuzohet për shpërdorim detyre të dyfishtë, si sipas Kodit Penal ashtu edhe sipas Kodit Ushtarak. Ai prej muajsh ndodhet nën gjykim për rolin e tij në ngjarjen e rëndë të 15 marsit 2008 në Gërdec.

Seancat gjyqësore janë ndjekur rregullisht edhe nga familjarët e viktimave, mes tyre edhe familjarë të fëmijës që humbi jetën në shpërthimin tragjik që tronditi vendin.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related