Berisha deputetit Alban Xhelili: Si shpëtove pa shkuar te Jurgis Çyrbja?

Data

Sali Berisha i është drejtuar në Kuvend deputetit socialist, Alban Xhelili, duke e pyetur se si arriti të shpëtonte pa shkuar edhe ai te ish-kolegu i tij, Jurgis Çyrbja, i cili ndodhet në burg për shkak të përfshirjes me bandat kriminale në Durrës.

Berisha e cilëson si habia e parlamentit për faktin se është i vetmi deputet mashkull nga qarku i Durrësit që ka ngelur.

“Si shpjegohet që nga të gjithë ata që ishin nga qarku i Durrësit, mbete i vetmi burrë në këtë parlament? Të tjerët avulluan. Ku shkoi ai, miku yt. Ku shkoi ai deputeti tjetër, e di apo jo, ku e ke? Prandaj dhe, ti je habia e parlamentit. Si shpëtove ti pa shkuar tek Çyrbja, tek ata.

Uroj që të mos kesh, por që je habia e parlamentit, je ti. Se je i vetmi deputet i Durrësit burrë që ke ngel në listë. Them atë që është unë.  Se ikën ata tjerët me radhë njëri pas tjetrit, mbete vetëm ti.”– ta Berisha.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related