Afrovita Dhimojani, këshilltare e PD në Bashkinë Himarë, thotë se primaret janë tregues I demokracisë së brendshme në PD. Ajo u shpreh në një intervistë televizive, se koha për mbajtjen e tyre ishte e shkurtër.
“Procesi i primareve është demokratik, e ka sjellë si risi PD. Primaret janë lexim i votës së anëtarëve. Afati kohor në këto primare ka qenë i shkurtër. Pra nuk kemi pasur kohë që kandidatët të njiheshin me anëtarësinë e qarkut. Në përgjithësi, për Himarën ka qenë një proces model, pa incidente dhe anatemime. Unë dola më e votuara.
Procesi i primareve patjetër që ka probleme. Koha ka qenë e shkurtër, kryetari ka qenë në arrest shtëpiak. Afati ka qenë i tillë, por kjo nuk anatemon të gjithë procesin në vetvete. Është një proces i brendshëm në vetvete. Ka treguar fuqinë e secilit kandidat në zonat e veta. Çdo intelektual është i mirëpritur, por duhet të kenë kontakt të drejtpërdrejtë me anëtarët. Vota e primareve ka treguar influencat e kandidatëve. Procesit mund t’i gjejmë defekte, por e rëndësishme është se ato sjellin demokraci.”
