Mbështetje për Ukrainën, Meloni pas takimit me Zelenskyn: Italia qëndron krah jush

Data

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, u takua sot në Londër me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, në samitin e liderëve të BE që zhvillohet në Britaninë e Madhe.

Sipas një deklarate nga qeveria italiane, takimi dha mundësinë për të theksuar edhe një herë mbështetjen e Italisë për Ukrainën dhe vlerësimit dhe përkushtimin të popullit të saj.

Siç raportojnë mediat, Meloni është shprehur se së bashku me partnerët evropianë dhe perëndimorë si  Shtetet e Bashkuara, do punojmë për të ndërtuar një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, e cila siguron një të ardhme të sovranitetit, sigurisë dhe lirisë në Ukrainë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related