Nga selia blu, kryetari i PD, Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, se shpërbleu në mënyrë të paligjshme kartelin Troplini për blerjen e votave.
Në konferencën me gazetarët, Berisha tha se Rama i dha kartelit Troplini, 40 mijë metër katrorë tokë publike për ndërtimin e kullave te stadiumi i Durrësit.
Sipas kryedemokratit Berisha, një vendim i tillë është komplet i paligjshëm, pasi ligji parashikon që tjetërsimi i pronësisë nga publiku te privati, kërkon 3/5 të votave në Këshillin Bashkiak.
“Tani jemi tek ky kartel, i cili është edhe karteli më i fuqishëm në europë, karteli që ka si pronë private portin e Durrësit dhe që shpërndan tonelatat e kokainës nga ai port në mbarë Europën.
Vetëm pak ditë pas këtyre veprimeve ka ndodhur një akt tjetër shpërblimi për kartelin Troplini.
