Qendrat e emigrantëve në Shqipëri/ Meloni në Parlamentin italian: Atje dërgojmë emigrantë që kanë kryer kr*me të rënda

Data

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka folur sot në parlamentin italian për çështjen e emigrantëve që dërgohen në Shqipëri. E pyetur nga deputetët e opozitës se çfarë po ndodh në qendrën e Gjadrit ajo tha se deri në fund të kësaj jave, mbi 25% e emigrantëve që mbahen në Shqipëri do të jenë të riatdhesuar.

“Siç mund ta shihni, riatdhesimet janë shumë të shpejta, duke demonstruar se si po funksionojnë procedurat dhe strategjia që kemi zbatuar, pavarësisht përpjekjeve për t’i bllokuar ato për arsye qartësisht ideologjike”, tha Meloni.

ProfitSence Logo

Duke iu përgjigjur një pyetjeje nga kreu i grupit “Fratelli d’Italia”, Lucio Malan, mbi luftën kundër imigracionit të parregullt, Meloni u shpreh se ata duan një Itali që më në fund është e aftë të zbatojë rregullat, të jetë e pakompromis me ata që kryejnë krime dhe të mbrojë sigurinë e qytetarëve të ndershëm

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related