“Edi Rama sot në Athinë u tregoi shqiptarëve të diasporës një Shqipëri që nuk ekziston. Ai flet për paga më të larta dhe taksa më të ulëta, por realiteti është i kundërt: Shqipëria ka pagat më të ulëta dhe taksat më të larta në Ballkanin Perëndimor.” – kështu shkruan në një reagimin e saj lidhur me takimin e sotëm të Ramës në Athinë, kandidatja e Koalicionit Euroatlantik për Tiranën, Taulanda Jupi.
Jupi shprehet më tej se barrën fiskale më të madhe e mbajnë ata që punojnë shumë dhe janë të kualifikuar.
“Barrën më të madhe e mbajnë ata që punojnë më shumë, ata që janë më të kualifikuar dhe ata që mbajnë këtë vend mbi supet e tyre. Shtresa e mesme, profesionistët, sipërmarrësit, mjekët, inxhinierët, pedagogët – të gjithë ata që i japin vlerë shoqërisë, ndëshkohen me taksa të rënda dhe mundësi të pakta. Ky është modeli i qeverisjes së një vendi që shtyp produktivitetin dhe shpërblen mediokritetin.
