Në vendimin rreth 400 faqe të gjyqtarit Erjon Bani tregohen me fakte dhe prova të gjitha institucionet që kanë bekuar me fonde kompanitë e Ajola Xoxës. Një ndër këto institucione është edhe Ministria e Kulturës, e cila drejtohej nga Elva Margariti.
Në dosje rezulton që fondet publike në favor të OJF-ve kontrollohen faktikisht nga shtetasja Ajola Xoxa, ato nuk janë shpërndarë vetëm nga Bashkia Tiranë, por edhe institucione të tjera publike si Ministria e Kulturës po ashtu dhe Ministria e Turizmit, e cila drejtohet nga Mirela Kumbaro që nga viti 2021.
Kjo vlen për të kuptuar akoma më mirë mekanizmin e kalimit të të hollave nga Institucionet Publike tek OJF-të, prej tyre tek sh.p.k.-të dhe individët, të gjithë të kontrolluar, por edhe të lidhur ngushtë me shtetasen Ajola Xoxa dhe kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj.
