Mario Përlleshaj ankimon dënimin për vrasjen e Martin Canit

Data

Marjo (Mario) Përlleshaj, i dënuar me 16 vite burg për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani, ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Apel. Avokati mbrojtës kërkon rishqyrtim të akuzës, duke pretenduar se ndaj tij nuk duhet të rëndojë vrasja në rrethana cilësuese.

Sipas mbrojtjes, ngjarja ka ndodhur në kushtet e vetëmbrojtjes dhe nën ndikimin e një gjendjeje të fortë emocionale. Në dhjetor të vitit të kaluar, gjykata e dënoi Përlleshajn me 12 vite burg për vrasjen dhe 10 vite për tentativë vrasjeje ndaj një të mituri tjetër; pas bashkimit të dënimeve, masa përfundimtare u caktua 16 vite heqje lirie.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 18 tetor, pas një konflikti mes bashkëmoshatarësh që degradoi jashtë ambienteve të shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”. I plagosur rëndë, Martin Cani humbi jetën në spital, ndërsa një tjetër i mitur mbeti i lënduar. Çështja pritet të shqyrtohet nga Gjykata e Apelit, e cila do të vendosë mbi kërkesën e mbrojtjes.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related