Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, akuzoi mazhorancën nga foltorja e Kuvendit se po e kthen Parlamentin në një “fabrikë ligjesh me porosi”, me qëllim mbrojtjen e qeveritarëve dhe favorizimin e interesave të caktuara.
Sipas Zhupës, prej dy muajsh shumica parlamentare po i siguron mbrojtje politike zv/kryeministres Belinda Balluku, ndërsa paralajmëroi se korrupsioni është shndërruar në kërcënim serioz për Reformën në Drejtësi.
Ajo foli për disa forma korrupsioni, duke përmendur edhe atë që e cilësoi si “korrupsion politik”, duke theksuar se vendimmarrje të caktuara në institucione të rëndësishme tregojnë, sipas saj, lidhje dhe mbështetje të vazhdueshme politike.
Zhupa theksoi se, nëse vijon mbrojtja politike ndaj zyrtarëve nën hetim, rrezikohet besueshmëria e reformës në drejtësi dhe funksionimi i shtetit ligjor.
