Nga Ndok Kola Prokurorët amerikanë fundosin sot “ortakun” e Edi Ramës, çfarë paralajmërojnë rrëfimet e Charles McGonigal, ja pazaret e tij me drejtësinë që e shpëtuan nga 80 vite burg

Data

Kryeministri ndodhet para “ferrit ” pasi sot prokurorët amerikanë japin vendimin final për “ortakun” e tii , Charles McGonigal. Ish-agjenti FBI mund të denohet sot 30 muaj burg për dosjen shqiptare . Pervec kesaj, McGonigal rrezikon të paguaje edhe 95 mijë dollare gjobe. Duke parë kete situate dhe këtë denim të lehtë, ish-agjenti FBI ka bërë pazare me drejtësinë amerikane, pasi ai rrezikonte 80 vite burg për të dyja dosjet e tij të hapura. Sa më shumë sekrete të ruante për paratë që u mori rusëve dhe shqiptarëve, aq më shumë vite burg mund t’i shtonin prokuroret né pretence Prandaj Charles McGonigal, ish-zyrtari lartë i FBI-s ka pranuar ti rrefeje të gjitha detajet e marrëdhënies se tii me rusët, në këmbim të nië marrëveshjeje të mirë.

Dosja shqiptare

Dosja e udhëtimeve në Shqipëri e akuzon se mbajti të fshehtë detaje të rëndesishme të vizites, që nga takimi në zyrën e Rames tek shuma e 225 mijë dollarëve që i mori Agron Nezës, një ish agjent i sherbimeve shqiptare, t që shërbeu si sekser i takimeve me kryeministrin shqiptar Edi Rama, me politikanë dhe biznes menë të tjere vendas. Ajo që e ka rrefyer McGonigal është se per cilin nga shërbimet e tij ne Shqiperi u pagua me dollaret qe i i dha Agron Neza. Deri tani ai ka pretenduar se paratë, thjesht i mori borxh. Por mirekuptimi qe i kane dhene prokurorët, ai ka dhenë më shumë se kaq. Pérveç McGonigal, terror po ndjen dhe Edi Rama, pasi fundosja e tij mund te vije nga Prokuroria e Posacme Kunder Krimit te Organizuar (SPAK).

Prokurorët kane nisur hetimet prej muajsh dhe madje burime ende te pakonfirmuara bejne me dije se vete Rama ka deshmuar ne SPAK per kete ceshtje.

11 raste kur Rama del në rrëfimin, që çon në burg Charles McGonigal

Marrëveshja mes prokurorëve amerikanë dhe ish-shefit të diskretituar të FBI-së, Charles McGonigal është arritur në hartimin e një dokumenti ku përshkruhen detaje nga vizitat e tij në Shqipëri, kontaktet me kryeministrin Rama, politikanë të tjerë, biznesmenë,nisja e hetimeve për lobistin e Bashës, interesi për licensat e naftës etj. Kuptohet se nga takimi i parë në Tiranë e deri te prangosja në SHBA, marrëdhënia e McGonigal me Edi Ramën ka qenë kyçe, pasi qëllimi i shefit të FBI-së ishte të bënte para, pasi shumë shpejt ai priste të dilte në pension. Në akt-padinë e prokurorisë amerikane, Edi Rama si kryeministër i Shqipërisë për mendej 14 herë për të shpjeguar veprimtarinë e McGonigal.

Zbardhet dosja

Hera e parë që togfjalëshi “kryeministri i Shqipërisë” përmendet në prezantimin e Dorian Duckës, që përveçse përfaqësuesi një konglomerati kinez, ishte edhe këshilltar i jashtëm i Ramës, i pajisur me pasaportë diplomatike nga kryeministria. Hera e dytë, tretë dhe katërt që përmendet “kryeministri i Shqipërisë” është për takimin e famshëm në kryem inistri, kur McGonigal i kërkon të largojë një kompani nafte që ka lidhje me rusët dhe t’i japë licencë një tjetre. Siç provojnë dokumentet, më vonë, McGonigal t u bë ortak me personin që ishte administrator në kompaninë e naftës që përfitoi nga takimi i tij me Ramën. Hera e pestë që përmendet “kryeministri i Shqipërisë” në dokumentin e firmosur nga McGonigal është Lnjë kujtesë që bëjnë prokurorët amerikanë për të thënë se ish-agjenti i FBI-së ruajjë marrëdhënie të qëndrueshme me Edi Ramën, ndërsa ndërmerrte veprime në favor të tij. Hera e gjashtë që përmendet në dosje “kryeministri i Shqiperise”eshte per te treguar faktin se McGonigal i mbajtu te fshehta takimet me te.

Kur u kthye ne SHBA,ai refuzoi të kryente deklarimet siç ia impononte ligji. Hera e shtatë gë përmendet “kryeministri i Shqipërisë”në dosjen ku McGonigal pranon akuzat është për të treguar se atij iu kërkua të niste hetime për lobimin e një partie që nuk ishte ajo e Ramës, pra që i takonte opozitës së Shqipërisë. Hera e tetë që përmendet”kryeministri i Shqipërisë”është për një darkë që ai konsumoi bashkë me McGonigal në Neë York. Hera e nëntë që “kryeministri i Shqipërisë” përmendet në dosje është fakti se McGonigal nuk deklaroi në FBI darkën me Ramën, vepra penałe për të cilën ai rrezikon deri në 5 vjet.

Ne dosje eshte rene dakord te shtohet se ne darke nuk u bene biseda politike.

Hera e dhjete qe “kryeminstri i Shqiperise del ne dosje eshte per te saktesuar se materialet me te cilat Agron Neza furnizoi hetimin e FBI-së per lobimin e Bashës dolen nga kryeministria.

Ky është një nga momentet kyçe të dosjes, që shpjegon shumë për atë që ndodhi në Shqipëri pas vitit 2017. Hera e fundit që përmendet”kryeministri i Shqipërisë”në dosjen e firmosur nga McGonigal është një Carkë tjetër në Neë York, ku ishte i pranishëm e Lu Bladel, paraard hësi i McGonigal në pozicionin e tij në FBL. Dy muaj pas kësaj darke, kompania ku punon Lu Bladel firmosi një marrëveshje

me qeverine shqiptare per te luftuar evazionin fiskal,qe nuk dihet se sa ka kushtuar.

Prapaskenat

Ajo që dihet është se për një nga këto darka, ish e dashura e McGonigal, Alison Gerrero rrëfeu se ish-shefi i FBI-së i tha se kishte kushtuar 10 mijë dollarë. Edi Rama ka mohuar se ka pasur një marrëdhënie ekstra-ligjore me Charles McGonigal. Kryeministri i Shqipërisë thotë se nuk ka folur konkretisht për licenca nafte me të, ndërsa e pranon tërthorazi se ka dhënë materialet për nisjen e hetimit për lobimin e Lulzim Bashës në SHBA.”Shefi i kundër terrorit i FBI-së ka qenë dhe është miku im nuk diskutohet. Nëse ai ka nje ceshtje te tijen me drejtesine ne SHBA-të,eshte ceshtje e tij ka thene Rama,kur eshte pyetur per marredhenien me Charles McGonigal.

Ne fakt duke pasur parasysh qellimet  McGonigal per te bere para ne Tirane, kuptohet se miqesia me Ramen i eshte dashur medoemos  edhe duke shfrytezuar pozicionin qe kishte per ta perdorur FBI-ne per presion mbi opoziten shqiptare.

Per miqesine e te dyve u interesua dhe gjykata amerikane,Colleen Kollar.

Zëri i Amerikës raportoi se kur e pyeti të pandehurin nës kishte ruajtur një marrëdhënie vazhdueshme me kryeministrin e Shqipërisë dhe Dorian Duckën, u përgjigj shkurt: Po!

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related