Durrës/ Shënohet viktima e parë nga përmbytjet, 54-vjeçari u mor nga rrjedha e kanalit

Data

Moti i keq dhe përmbytjet e ditëve të fundit kanë shkaktuar viktimën e parë në qytetin e Durrësit. Një shtetas 54-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është marrë nga rrjedha e ujit të një kanali kullues.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, 54-vjeçari ishte larguar nga banesa dhe pas kërkimeve të kryera nga shërbimet policore dhe polumbarët e RENEA-s, trupi i tij u gjet pa shenja jete në një kanal kullues në afërsi të ish-repartit ushtarak.

Paraprakisht dyshohet se viktima është mbytur pasi është rrëmbyer nga rrjedha e fortë e ujit, si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet intensive të shiut.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related