Manovrat e oligarkut Klodian Allajbeu, ja si e bleu spitalin e vet Amerikan për 24 milion euro, i dha borxh kompanisë që ishte në emrin e tij, zbardhen transaksionet e dyshimta, a duhet të nisë SPAK hetim për pastrim parash?

Data

Disa fakte dhe veprime komprometuese konfirmojnë influencën korruptive të oligarkut Klodian Allajbeu mbi institucione publike, me qëllim për të mbuluar veprimtarinë e tij grabitqare dhe për t’i shpëtuar ndëshkimit për kapjen e tregjeve të caktuara, kontratat e dyshimta koncesionare, kartelet, tenderat klientelistë, zaptimin e pronave publike, ndërtime të paligjshme dhe një sagë dallaveresh të kamufluara, me të njëjtin qëllim: Pasurimin duke zhvatur shqiptarët. Dokumentet që nxori pak kohë më parë “Inside Story” tregojnë se Spitali Amerikan, me administrator Klodian Allajbeun, është në pronësi të kompanisë “Balkan Alliance Healthcare B.V.”, me seli në Amsterdam dhe me adresë në Naritaeg 165, 1043 BE. Në mars të vitit 2023, Allajbeu i blen vetes për 24 milionë euro kompaninë “Balkan Alliance Healthcare B.V”.

Dyshimet

Në procedurat e shitjes së Spitalit Amerikan, ka ndodhur diçka e çuditshme dhe mjaft e dyshimtë. Vetë Spitali Amerikan ka marrë një kredi prej 25.5 milionë eurosh që do të disbursohet në dy këste me nga 16 milionë euro dhe 9.5 milionë euro. Sipas dokumenteve, kësti prej 16 milionë eurosh do të përdoret për financimin e kompanisë KA Healthcare BV për blerjen nga ana e saj 86.3% të kapitalit të Balkan alliance healthcare bv. Pra, kompanisë që në vetvete është zotëruese e aksioneve të vetë Spitalit AMerikan. Me pak fjalë, kompania që po shitet, ka marrë borxh për të financuar pikërisht atë që do ta blejë, kompaninë tjetër të lidhur me Allajbeun të regjistruar në një parajsë fiskale si Holanda. Natyrshëm lindin dyshimet, se çfarë përpiqet të fshehë biznesmeni Allajbeu përmes këtyre transaksioneve me kompani offshore. Në fakt, kemi të bëjmë me një kompani pa aktivitet, pa aftësi paguese që është thjesht mbajtëse e aksioneve të rrjetit spitalor. Nga një verifikim i thelluar, rezulton se autoriteti i Konkurencës në Kosovë shqyrtoi në vitin 2022 kërkesën për shitjen e aksioneve tek kompania holandeze, duke qenë se atje Spitali Aaerikan ka dy filiale. Nuk dihet nëse Autoriteti Konkurrencës në Shqipëri ndëmorri të njëjtin hetim, duke pasur parasysh se ky grupim, bleu edhe Hygeian. Ajo që bie në sy tek vendimi në Kosovë, thuhet se Spitali AMerikan dhe Hygeia, zënë 12 % të tregut në Shqipëri. Por, ka dyshime se autoritetet kosovare janë mashtruar me të dhënat. Nëse i referohemi të dhënave për vitin 2021, Spitali Amerikan, që përbën rreth 85 % të totalit të subjekteve private në këtë fushë. Pra, qartësisht jemi para krijimit të monopolit. Kujtojmë se në raportet e KLSH, Klod Allajbeu ka marrë 1 milionë euro pa bërë asgjë. Sipas një raporti të Kontrollit të Lartë të Shtetit, paratë e shqiptarëve kanë kaluar në xhepat e oligarkut, përmes koncesionit abuziv me vlerë 80 milionë euro për shërbimin e hemodializës. Para gjithë kësaj panorame vjedhjeje SPAK vijon të mbyllë sytë.

Inflacioni i spitaleve private

Më shumë se 10 vjet më parë, spitalet private filluan investimet e tyre në Shqipëri, duke shfrytëzuar nivelin e ulët të shërbimeve në shtet dhe kërkesën në rritje të shqiptarëve për shërbime cilësore. Por, ky inflacion spitalesh nuk duket se po rezulton fitimprurës. Pothuajse të gjitha veprojnë me humbje të mëdha edhe pas 6-7 vitesh aktiviteti, ndërsa të ardhurat dy vitet e fundit nuk po rriten më. Ka dhe nga ato që po tërhiqen nga tregu.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related