Linda e AKSHI-t në hetim nga SPAK shpall tender 14.6 milionë euro për të përmirësuar “e-Albanian”, ja si shteti dixhital që u shpërbë nga piratët e “Homeland Justice” vazhdon të gllabërojë lekët e taksapaguesve shqiptare

Data

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka shpallur një tender me vlerë 14.6 milionë euro për të ribërë nga e para portalin e shërbimeve qeveritare e-Albania. Sipas dokumenteve të publikuara në Agjencinë e Prokurimit nga Kapital, kontrata parashikon implementimin e programit të ri me vlerë 12.8 milionë euro dhe mirëmbajtjen e portalit për dy vjet me vlerë 1.8 milionë euro. Por si i justifikon AKSHI shpenzimin e këtyre 14.6 milionë eurove për të ribërë nga e para portalin qeveritar e-Albania? “Të dhënat e disponueshme tregojnë boshllëqe në aksesin dhe cilësinë e shërbimeve publike, pjesërisht për shkak të kufizimeve të teknologjive ekzistuese të vjetra dhe pjesërisht për shkak të niveleve të ulëta të aftësive dixhitale në popullatën shqiptare, dhe këto dhe sfida të tjera janë në qendër të vëmendjes të strategjive të reja ambicioze të qeverisë”, thuhet në dokumentit e tenderit. Sipas AKSHI-t, objektivi i përgjithshëm i këtij projekti është përmirësimi i portalit e-Shqipëria në një portal shtetëror modern, të sigurt, të qëndrueshëm dhe që është i orientuar drejt përdoruesit, me cilësi të lartë të barabartë për të gjitha grupet e përdoruesve, i aksesueshëm 24/7 nga pajisjet mobile dhe ato desktop. “Shërbimet që do të ofrohen do të jenë të natyrave të ndryshme, duke përfshirë kryesisht artikuj informativë, shërbime elektronike për të lejuar ndërveprimin e qytetarëve dhe bizneseve me qeverinë dhe anasjelltas, ngjarje jetësore proaktive të personalizuara, kërkim inteligjent në kuadrin e të gjithave të mësipërmeve, dhe mjete administrative për të mbështetur ofrimin e këtyre shërbimeve,” thuhet në shpallje. Operatori ekonomik fitues duhet te implementojë versionin e-Albania 2.0, site-in sekondar dhe portalin Open data, duke  zhvilluar, konfiguruar  dhe implementuar një sistem kompleks informacioni si një produkt plotësisht funksional me të gjitha funksionalitetet e kërkuara ne këto terma reference dhe jo vetem.

Miliardat që treten

Shqipëria ka shpenzuar qindra milionë euro për ndërtimin e infrastrukturës dixhitale. Tani qytetarët do të paguajnë qindra milionë euro të tjera për ta përmirësuar atë. Tek AKSHI paratë vërshojnë lumë dhe shumica e kontratave tenderohen me çmime të fryra disa fish mbi koston reale. Pak kohë më parë, për shkak të abuzimeve me dy tendera, atë të laboratorëve smart në shkolla dhe mbikëqyrjen e burgjeve, në zyrat e AKSHIT zbarkuan hetuesit e BKH, të cilët sekuestruan masivisht kompjutera dhe celularët e shumë punonjësve. Por drejtuesja e AKSHI-t u la jashtë këtij aksioni.

Si po grabiten lekët e taksapaguesve shqiptarë?

Na gjeni një drejtuese në botë që do vazhdonte të qëndronte në krye siç po vepron Mirlinda Karçanaj edhe pse nxori sheshit të gjitha të dhënat private të çdo shqiptari. Linda po e turpëron përditë shoqërinë tonë me nivelin e ndërgjegjes, logjikës së saj qorre e shurdhe duke u justifikuar gjithmonë kur plasin skandalet. Pse nuk flet Linda e AKSHI-t për dështimin e qendrës operacionale të sigurisë që krijoi vitin e kaluar për mbrojtjen e infrastrukturave dhe sistemeve qeveritare nga çdo sulm kibernetik? “Një qendër moderne, një grup ekspertësh shqiptarë e të huaj si dhe bashkëpunimi me aleatët amerikanë mbrojnë infrastrukturat dhe sistemet qeveritare nga çdo sulm kibernetik. Ku shkojnë lekët e taksapaguesve shqiptarë, pasi bëhen tendera marramendës për sigurinë dhe në fund mjafton një sulm nga hekrat dhe e gjithë mbrojtja e dobët e AKSHI-t bie. Gjëja më e qartë deri në këto momente është papërgjegjshmëria. Ka ndodhur gjëma dhe askush nuk ka përgjegjësi. Askush. Madje Karçanaj ka mësuar nga udhëheqësit e saj që e mbajnë akoma në krye të këtij institucioni me argumentin se këto gjëra ndodhin kudo. “U kanë ndodhur vendeve dhe shteteve më të fuqishme se ne. Kanë ndodhur edhe më parë. Do të ndodhin sërish. Po ndodhin çdo ditë.” Sulmi i fundit në dhjetor të 2023 solli probleme të rënda me sigurinë. Por edhe këtë herë asnjë hetim nga drejtësia, as analizë se çfarë ka ndodhur. Karçanaj ka dhe një stil tjetër që justifikohet në këto raste. Ajo del me njoftimin se “po punohet për të zbardhur se çfarë ka ndodhur”, por në fund asnjë shpjegim. Kur vjen puna te tenderat me shifra me shumë zero, AKSHI di të japë shumë mirë detaje.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related