“Lubia me 300 apartamente, Rama miliarda”/ Berisha paralajmëron sekuestrime dhe aksione kundër qeverisë

Data

Nga foltorja në Krujë, kreu i PD-së, Sali Berisha, hodhi akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës, duke pretenduar se synimi i tyre ka qenë zhdukja e opozitës përmes marrëveshjeve të fshehta dhe vijimi i, sipas tij, “plaçkitjes së shqiptarëve”.

Berisha deklaroi se opozita ndodhet në një “betejë finale” për rrëzimin e qeverisë, duke e cilësuar këtë të fundit si të paligjshme dhe produkt të një farse elektorale. Ai tha se nuk do të ketë asnjë kompromis me pushtetin dhe se, nëse PD vjen në qeveri, do të krijojë një agjenci të posaçme për konfiskimin e pasurive të zyrtarëve të korruptuar.

“Nuk do të ketë strehë për ta. Do të kapen kudo që të fshihen”, u shpreh Berisha, duke paralajmëruar sekuestrime të pasurive dhe hetime të thelluara për tenderat dhe abuzimet e pretenduara.

Në fjalën e tij ai përmendi edhe emërimin e ri në krye të AKSHI-t, duke e lidhur me tendera që, sipas tij, favorizojnë persona të afërt me kryeministrin. Berisha bëri akuza të drejtpërdrejta për pasuri të pajustifikuara, duke pretenduar se zyrtarë të lartë kanë përfituar në mënyrë të paligjshme.

Sipas tij, beteja e opozitës do të jetë paqësore, por e vendosur për të çuar përpara, siç tha, “ndëshkimin e korrupsionit në nivelet më të larta të qeverisë”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related