Euro u zhvlerësua për interesat e pushtetit” – Qytetari nga Mirdita shpërthen në ‘Foltore’: Pensionistët po varfërohen çdo ditë

Data

Gjatë aktivitetit “Foltorja – Kuvendi i qytetarëve dhe deputetëve”, një qytetar nga Mirdita, Zef Gjoni, mbajti një fjalim të ashpër kundër qeverisë, duke denoncuar varfërinë e pensionistëve, vështirësitë ekonomike dhe zhvlerësimin e euros, që sipas tij është pasojë e politikave të qëllimshme të pushtetit.

Gjoni u shpreh se rënia e euros po godet drejtpërdrejt shtresën e pensionistëve dhe qytetarët me të ardhura të ulëta, të cilët nuk arrijnë të përballojnë rritjen e çmimeve dhe koston e jetesës. Ai e përshkroi situatën aktuale si “një katrahurë ekonomike dhe morale”, duke akuzuar qeverinë për kapjen e institucioneve dhe mungesë kujdesi ndaj shtresave në nevojë.

Sipas tij, pensionistët sot ndihen më të pambrojtur se kurrë, ndërsa shumë prej tyre përballen me ilaçe të shtrenjta, shpenzime bazike të papërballueshme dhe frikë se nuk do t’i dalin të ardhurat e muajit.

Gjoni, duke përdorur tone të forta, u bëri thirrje qytetarëve të mos heshtin dhe të ngrihen kundër padrejtësive. Ai krahasoi dy periudhat në të cilat ka jetuar — socializmin dhe kapitalizmin — duke thënë se pavarësisht ndryshimeve të sistemeve, “shtresa e thjeshtë vazhdon të mbajë peshën e gabimeve dhe abuzimeve të elitave”.

Fjalimi i plotë i qytetarit Zef Gjoni

“Na keni lënë në dorë të një qeverie, në dorë të një komunisti, që nuk dinë gjë tjetër vetëm të tradhtojë, të mashtrojë, të gënjejë, të rrëmbejë votë, të rrëmbejë njerëz, të vrasë, të presë, të bëjë gjithë të zezat mbi troje shqiptare.

Ne na takoi të punojmë në dy sisteme: në sistemin socialist dhe në sistemin kapitalist. Ndërtuam sistemin socialist për 30, për 40 vjet, punuam. Ndërtuam diga, ndërtuam hidrocentrale, ndërtuam metalurgji, çfarë s’ndërtuam. Po ku e dinim ne se paskemi qenë duke ndërtuar tanë jetën për bllokmen, të cilët furnizimet tona shkonin atje, dilnin nëpër Europë, nëpër botë dhe fshatari i shkretë kënaqej me një copë bukë misri.

Edhe atë e kishte të thatë, hante bukë me bukë sepse ushqimet ishin të pakta.

Si tani në kohën e demokracisë ne po ndërtojmë sistemin kapitalist. Përsëri në sistemin kapitalist ne pensionistët ndërtuam sistemin kapitalist, por përsëri po punojmë dhe po kontribuojmë për këta, sepse janë të bijtë e bllokmenëve, janë nipat, janë mbesat, janë fëmijët, janë të gjithë ata që ishin atëherë, që janë edhe sot.

Më ka takuar shpeshherë të jetoj me pensionistë. Qahen pafund nga halli se si t’ia dalin me një pension 100 deri 200 euro. Më thoni ju si mund të jetojë një pensionist me kaq kur ilaçet i shkojnë 200,000 lekë ose 200 euro. Se tani ka shkuar euro, leku ka shkuar aty, aty bile.

Me shkue diku për të shëndosh me 50 euro, nuk ta dinë për gjë fare sepse ka ra poshtë 50,000 lekëshi. Kështu që, shihni çfarë na kanë bërë. Edhe euron e kanë zhvlerësuar.

Pse është zhvlerësuar euro? Dihet ajo punë.

Zonja Rama, Linda Rama, siç është ajo te banka, mbledh euron, sa më poshtë, që të sigurojë brez pas brezi jetën e lumtur të fëmijëve dhe çfarë do të lindnin pas tij që e ka me zotin Rama.

Më ka takuar të flas edhe me pensionista që janë shumë socialistë dhe që nuk vijnë këtu sepse kanë një fëmijë në administratë, kanë një nip, një mbesë diku që punon. Dhe janë tmerrësisht të trembur, të irrituar sepse nuk ia dalin dot ta përballojnë këtë lloj katrahure që kemi në drejtimin e shtetit tonë.”

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related