Pas emrit të ish-kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, mazhoranca socialiste ka përfshirë në rendin e ditës për votim në Kuvend edhe ish-deputetin e PD-së, Selami Xhepa, si kandidat për anëtar të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.
Së bashku me Zaçajn dhe Xhepën, për t’u votuar janë propozuar edhe Jonida Prifti, Matilda Shehu dhe ish-ministri i Financave Ervin Metë.
Selami Xhepa njihet për karrierën e tij akademike dhe institucionale dhe konsiderohet një figurë me profil teknik në fushën ekonomike. Sipas raportimeve, deputetët socialistë kanë shprehur mbështetje për kandidaturat e paraqitura.
Votimi për këto emra pritet të zhvillohet në seancën plenare të së enjtes. Pas miratimit, vendimi hyn në fuqi dhe publikohet në “Fletoren Zyrtare”.
