Lëkundje të forta, momenti i tërmetit në Korçë kapet nga kamerat

Data

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e së mërkurës në juglindje të vendit, duke shkaktuar frikë te banorët e Korçës dhe Bilishtit, veçanërisht në katet e larta të pallateve.

Siç shihet në pamjet video të siguruara nga kamera sigurie, momenti i tërmetit ka qenë i ndjeshëm, me lëkundje të forta që zgjasin disa sekonda.

Sipas njoftimit të Agjencisë së Mbrojtjes Civile, tërmeti u regjistrua rreth orës 19:50 dhe kishte magnitudë 4.1 ballë të shkallës Rihter.

Epiqendra e lëkundjeve ishte në zonën Hoçisht–Bilisht–Korçë, ndërsa thellësia e tërmetit vlerësohet nga Instituti i Gjeoshkencave në rreth 5–15 kilometra.

Pas goditjes kryesore janë ndjerë edhe lëkundje të lehta pasuese gjatë orëve të vona të natës, duke mbajtur banorët në ankth për ndonjë tërmet më të fortë.

Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar. Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related