Pas përfundimit të fjalimit të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, protesta para Kryeministrisë është shoqëruar me incidente.
Sipas informacioneve nga vendngjarja, protestues kanë hedhur bomba molotov në drejtim të policisë dhe në hyrje të Kryeministrisë. Në zonë janë parë flakë dhe tym, ndërsa situata ka krijuar tension për disa minuta.
Forcat e policisë kanë ndërhyrë menjëherë, duke përdorur mjete zjarrfikëse për të shuar flakët dhe për të vënë situatën nën kontroll. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.
Autoritetet po monitorojnë zhvillimet dhe pritet një reagim zyrtar për incidentin dhe përgjegjësit e përfshirë.
