“Vëllai im u rrëzua në mes të tokës sonë”/ Banorja mes lotësh para SPAK: Duam drejtësi, jemi në vendin tonë

Data

Mes lotësh dhe zëri që i dridhej, një banore e zonës së Rrjollit në Velipojë protestoi sot para dyerve të SPAK kundër ndërtimit të resortit luksoz në tokat që ajo dhe familja e saj pretendojnë se i kanë trashëgimi brez pas brezi.

Ajo bëri një apel të fortë për drejtësi, duke treguar edhe një episod të rëndë që, sipas saj, ndodhi një ditë më parë gjatë tensioneve në zonë.

“Duam drejtësi, vetëm drejtësi. Ju lutem vetëm drejtësi, të na shpëtojnë fëmijë, babë e vëllezër. Vëllai im dje është rrëzuar mes vendit, dhe ambulancës i janë dashur 40 minuta për të ardhur,” tha ajo me lot në sy.

Banorja theksoi se familja e saj ndodhet në tokën e vet dhe se po përballet me presion dhe frikë për jetën e të afërmve të saj.

“Jemi në tokën tonë, në vendin tonë. Ju lutem drejtësi, na i lini djemtë, vëllezërit dhe motrat që kemi aty,” u shpreh ajo.

Në dëshminë e saj prekëse, banorja kujtoi edhe amanetin e gjyshit të saj, dhënë para vdekjes.

“Kam qenë 20 vjeçe kur gjyshi, para se të vdiste, më tha: ‘Mos e shisni tokën’. Sot po kërkoj vetëm drejtësi në këtë vend,” përfundoi ajo.

Banorët e Rrjollit vijojnë të kërkojnë ndërhyrjen e SPAK, duke e konsideruar atë si institucionin e fundit ku shpresojnë të gjejnë drejtësi për pronat që pretendojnë se po u grabiten.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related