Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj kapen duke u puthur në një klub në Paris

Data

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe reperi Ledri Vula janë filmuar duke u puthur në një klub nate në Paris, duke nxitur spekulime të reja për një lidhje mes tyre.

Dyshja janë parë mbrëmjen e djeshme në Circoloco Paris, ku sipas pamjeve të publikuara në rrjet, ata shfaqen duke kërcyer, kënduar dhe përqafuar njëri-tjetrin gjatë festës.

Në video që kanë qarkulluar në rrjet, Ledri dhe Xhensila duken shumë të afërt, ndërsa në një moment shfaqen edhe duke u puthur në buzë.

Pamjet kanë shtuar dyshimet që prej kohësh qarkullojnë në rrjetet sociale se mes tyre mund të ketë më shumë sesa një bashkëpunim profesional.

Prej disa kohësh, dy artistët janë pjesë e të njëjtit menaxhim, atë të producentit Faton Shoshi, ndërsa kanë realizuar edhe disa bashkëpunime muzikore.

Pas kapitujve të ndryshëm në jetën personale të secilit prej tyre, fansat po spekulojnë se Ledri dhe Xhensila mund të kenë nisur një histori të re së bashku, edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka reaguar publikisht për pamjet që po qarkullojnë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related