Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, Ardit Bido në një studio televizive ka reaguar në lidhje me çështjen e Fredi Belerit, si dhe kandidimin e tij nga Greqia për eurodeputet. Duke krahasuar Jorgo Goron dhe Fredi Belerin, Ardit Bido shprehet se ka një ndryshim shumë të madh mes tyre. “Zoti Goro nuk ka shtetësi greke, i është hequr pasi nuk i shërbeu nacionalizmit grek. Ai ka identifikim shqiptar dhe e ka deklaruar para disa vitesh. Por këto kohë kanë dalë shumë politikanë që thonë se ka vetë-identifikim grek dhe këtë absurditet se kuptoj, sepse askush nuk i cakton dot tjetrit se çfarë vetë-identifikimi ka. E dyta, ka plot politikanë dhe deputetë në këtë vend që kanë etni greke, por janë shqiptarë”, u shpreh Ardit Bido. Nga ana tjetër, Bido ka dhënë gjithashtu edhe një informacion mjaft të rëndësishëm, që mund të ndryshojë gjithë mënyrën se si po shqyrtohet çështja e Fredi Belerit. Bido ngre hipotezën se Fredi Beleri i cili ndodhet prej muajsh prapa hekurave, mund të ketë inskenuar arrestimin e tij. Ai thotë madje se edhe pse e dinte që ishte në përgjim nga policia, vetëm një ditë para se të arrestohej i dha para për të blerë vota Pandeli Kokaveshit, i cili ishte i infiltruari i uniformave blu. “Dje unë mora vesh një lajm shumë interesant. Nga shtabi i zotit Beleri u deklarua se z. Beleri një ditë para se të arrestohej e dinte që do të arrestohej dhe kjo është shumë interesante sepse i bie që z. Beleri ka inskenuar arrestimin e tij. E dinte një ditë para që do arrestohej dhe të nesërmen Pandeli Kokaveshi ka dhënë lekët për blerjet votash. Mund të kemi një skenar shumë të çuditshëm pse ai i arrestua, pse e shtyu 1 vit e ca dënimin e tij sepse nuk pranoi gjykim të shkurtuar, dhe mund të kemi një skenar shumë interesant. Sepse edhe pse e dinte që ishte në përgjim vajti dhe pagoi lekët Pandeli Kokaveshi ndaj të infiltruarit të policisë. Është një lajm i veçantë që ne duhet ta shqyrtojmë ndryshe tashmë”, përfundoi Ardit Bido.
Ardit Bido ngre alarmin: Fredi Beleri ka inskenuar arrestimin, ja skenari që zbatoi ndaj të infiltruarit të policisë një ditë para se të prangosej
Data
