Tensione në Lindjen e Mesme, Macron dhe Emiri i Katarit dënojnë sulmet iraniane dhe bëjnë thirrje për ulje të tensioneve

Data

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, zhvilloi një bisedë telefonike me Emirin e Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, në mes të përshkallëzimit të tensioneve në Lindjen e Mesme.

Sipas një njoftimi nga zyra e Emirit, Macron përsëriti dënimin e Francës për sulmet iraniane ndaj Katarit dhe vendeve të tjera të rajonit, duke shprehur gjithashtu solidaritetin e plotë të Parisit me autoritetet dhe popullin e Katarit.

Presidenti francez vlerësoi edhe reagimin e forcave të armatosura të Katarit, të cilat sipas tij kanë luajtur një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e territorit dhe të qytetarëve që ndodhen në vend, përfshirë edhe shtetas francezë.

Gjatë bisedës, të dy liderët theksuan rëndësinë e sigurimit të furnizimeve të qëndrueshme me energji dhe të garantimit të lirisë së lundrimit në rrugët kryesore detare, që janë jetike për ekonominë globale.

Macron dhe Emiri i Katarit gjithashtu bënë thirrje për uljen e tensioneve dhe rikthimin te dialogu diplomatik, duke theksuar se përshkallëzimi i konfliktit mund të ketë pasoja të rënda për stabilitetin e rajonit dhe për sigurinë ndërkombëtare

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related