Kurti: Nuk është zgjidhje të shkojmë në zgjedhje, synojmë marrëveshje për presidentin

Data

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se është i vendosur të shmangë zgjedhjet e reja, pas një takimi dyorësh me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku, lidhur me zgjedhjen e presidentit të ri.

Pas përfundimit të takimit, Kurti u shpreh se diskutimet janë zhvilluar në një atmosferë konstruktive dhe dashamirëse, por pa arritur ende një marrëveshje konkrete.

Ai theksoi se mbeten më pak se tre javë për të gjetur një zgjidhje dhe se përpjekjet do të intensifikohen për të arritur konsensus politik.

“Jemi të përcaktuar që t’i shmangim zgjedhjet e reja, sepse nuk do të ishin zgjidhje. Duhet të maksimizojmë përpjekjet në këtë periudhë që na ka mbetur,” u shpreh Kurti.

Kryeministri shtoi se zgjedhja e presidentit kërkon një mbështetje më të gjerë parlamentare, duke theksuar se vetëm 80 vota nuk janë të mjaftueshme dhe se nevojiten të paktën 84-85 deputetë për një proces të qëndrueshëm.

Ai gjithashtu vuri në dukje se një rikthim në zgjedhje nuk do të sillte ndryshim thelbësor në rezultat, duke e bërë këtë opsion të pavlefshëm për zgjidhjen e krizës.

Megjithëse ende nuk ka një marrëveshje, Kurti u shpreh optimist se përmes dialogut dhe takimeve të vazhdueshme mund të arrihet një zgjidhje brenda afatit të mbetur.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related