Drejtuesi politik i PD-së në qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi në një dalje televizive ka folur për drejtuesin e fushatës së PD, Chris LaCivita.
Këlliçi tha se LaCivita zgjodhi të drejtojë të drejtojë fushatën e PD sepse Shqipëria është laborator i të gjithë eksperimenteve të fondacionit të Sorosit.
“Ku ka lajm më të mirë se sa strategu, drejtuesi i fushatës së Trump, Chris LaCivita të vijë dhe të drejtojë fushën e PD-së, asaj që ju e quanit antiamerikane. Arkitekti i fitores së Trump, së bashku me stafin e tij të ngushtë, 3 muaj pasi ka marrë detyrën zyrtarisht administrata e re në SHBA, ai vjen dhe udhëheq fushatën e PD. Zgjedhja e parë në botë e ekipit që ka fituar zgjedhjet në SHBA është të vijë dhe të punojë për PD-në. Na zgjodhi sepse Shqipëria është laborator i të gjithë eksperimenteve të fondacionit të Sorosit.
