“Drejtësia të hetojë Belindën”/ Shembja e aksit në Librazhd, deputetët e PD zbresin në terren

Data

Dy deputetet e Partisë Demokratike, Ledina Alolli dhe Klodiana Çapja, ishin sot në zonën e Dragostunjës në Librazhd, ku një segment rrugor është shembur, duke krijuar vështirësi të mëdha për qarkullimin drejt juglindjes së vendit.

Në prononcimet për mediat, ato theksuan se shembja e rrugës ka sjellë pasoja të rënda për banorët e zonës dhe për qytetarët që udhëtojnë në këtë aks. Sipas tyre, situata tregon problematika serioze në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës.

Ledina Alolli deklaroi se, ndërkohë që qytetarët përballen me vështirësi në terren, kryeministri ka zgjedhur të udhëtojë me helikopter drejt Korçës. “Rrugët e florinjta për shqiptarët mbetën rrugëve, ndërsa për kryeministrin Rama, për kabinetin qeveritar dhe për Ballukun ato janë një mjet për të mbushur xhepat e tyre”, u shpreh ajo.

Ndërsa Klodiana Çapja kërkoi hetim të plotë nga organet e drejtësisë për kompanitë që operojnë në këtë aks të Korridorit VIII, për ARRSH-në dhe për Belinda Ballukun. “Organet e drejtësisë të marrin masa për kompanitë dhe pa diskutim për Belinda Ballukun për këto vjedhje galopante dhe për rrugët që po shkërmoqen nga veriu në jug”, deklaroi deputetja.

Opozita kërkon që rasti të hetohet në detaje për të përcaktuar përgjegjësitë mbi shembjen e segmentit rrugor.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related