Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë pas zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme dhe nisjes së operacionit ushtarak “Epic Fury” nga SHBA dhe forcat partnere kundër Iranit.
Sipas njoftimit zyrtar, Kurti ritheksoi qëndrimin e institucioneve të Kosovës në mbështetje të aleatëve strategjikë, veçanërisht Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në përpjekjet për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit ndërkombëtar.
Kosova shprehu gjithashtu solidaritet me popullin e Iranit dhe aspiratat e tyre për liri dhe të drejta themelore.
Në deklaratë thuhet se institucionet kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për ruajtjen e rendit dhe sigurisë në vend, ndërsa situata në rajon po monitorohet nga afër, në koordinim të vazhdueshëm me partnerët strategjikë.
Qytetarëve u është bërë thirrje të qëndrojnë të qetë, të informohen vetëm përmes burimeve zyrtare dhe të shmangin dezinformatat që mund të synojnë destabilizimin e vendit.
