E trishtë/ Ndërron jetë në spital 19-vjeçari Gledis Zefi, u plagos rëndë në aksident në “Selvi”

Data

Një ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin. 19-vjeçari Gledis Zefi, i cili mbeti i plagosur rëndë pak ditë më parë në zonën e “Selvisë” në Tiranë, ka ndërruar jetë në spital.

Aksidenti ndodhi paraditen e 24 shkurtit, pas përplasjes mes një automjeti dhe një motori ku udhëtonin dy të rinjtë, Gledis Zefi dhe Abdurrahman Bollati. Të dy u transportuan me urgjencë drejt Spitali i Traumës, ku gjendja e 19-vjeçarit u raportua kritike që në momentet e para.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve dhe trajtimit intensiv gjatë këtyre ditëve, i riu nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra. Ndërkohë, i riu tjetër raportohet se ndodhet në gjendje më të stabilizuar.

Sipas njoftimit të familjarëve, ceremonia e varrimit do të zhvillohet këtë të dielë, më 1 mars, në orën 11:30, ndërsa i ndjeri do të përcillet për në banesën e fundit në varrezat e Sharrës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related