Zemërim i madh publik ka shpërthyer në Francë pasi një video virale tregon Zonjën e Parë, Brigitte Macron, duke përdorur një fyerje të rëndë ndaj aktivisteve feministe. Në pamje, ajo dëgjohet t’i quajë protestueset “sales connes” — që në shqip përkthehet “k*rva të ndyra / budallaqe”.
Incidenti ndodhi para se të niste shfaqja e komedianit Ary Abittan në teatrin Folies Bergère në Paris, një artist që më parë është akuzuar për përdhunim — akuza të cilat më pas u hodhën poshtë nga drejtësia.
Si ndodhi incidenti
Brigitte Macron kishte shkuar në teatër së bashku me vajzën e saj, Tiphaine Auzière. Në videon e publikuar nga revista franceze Public, komediani Abittan dëgjohet t’i thotë se ishte “i frikësuar” pas protestave të aktivisteve natën e kaluar.
Zonja e Parë qesh dhe i përgjigjet:
“Nëse ka ndonjë kurvë të ndyrë, do t’i nxjerrim jashtë.”
Këto komente ndezën menjëherë reagime të forta, pasi protestueset kishin ndërprerë shfaqjen e Abittan një natë më parë, duke e quajtur atë “përdhunues”.
Kush është aktori Ary Abittan?
Abittan u akuzua për përdhunim në vitin 2021 nga një grua me të cilën kishte pasur një marrëdhënie.
Pas tre vitesh hetime, prokuroria e pushoi çështjen dhe vendimi u la në fuqi nga Gjykata e Apelit në janar 2024.
Megjithatë, rikthimi i tij në skenë ka nxitur protesta të vazhdueshme nga grupet feministe.
Reagime të forta nga artistët dhe politika
Videoja shkaktoi një stuhi reagimesh:
- Judith Godrèche, aktore franceze dhe aktiviste kundër dhunës seksuale, shkroi:
“Edhe unë jam një kurvë e ndyrë. Dhe i mbështes të gjithë të tjerat.” - Manon Aubry, eurodeputete e së majtës radikale, ironizoi premtimet e Macron për të drejtat e grave:
“Filluam me ‘kauzën e madhe të mandatit’, përfunduam te fyerjet ndaj grave.” - Marine Tondelier, udhëheqëse e të Gjelbërve, u shpreh në BFM-TV:
“Një Zonjë e Parë nuk duhet t’i thotë këto fjalë. Komentet janë thellësisht fyese.”
Reagimi i Presidencës
Zyra e Brigitte Macron reagoi shpejt, duke tentuar të zbusë situatën.
Në qëndrimin zyrtar thuhet se deklarata:
“Duhet të shihet vetëm si kritikë ndaj metodave radikale të protestueseve, jo si fyerje ndaj grave.”
Por kritikat nuk janë zbehur, teksa shumë figura publike e kanë cilësuar incidentin “të papranueshëm” dhe “të dëmshëm për kredibilitetin moral të Presidencës”.