Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) u mblodh sot në orën 11:00 për të votuar emërimin e Joni Ketës në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).
Seanca u zhvillua nën vëzhgimin e përfaqësuesve të Ambasadës së SHBA-së dhe Delegacionit të BE-së, të cilët ishin të pranishëm në sallë gjatë procesit të votimit.
Kush është drejtori i ri i BKH-së?
Joni Keta ka shërbyer deri tani si zv.drejtor i BKH-së dhe u propozua për drejtues nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), pas një procesi seleksionimi që zgjati disa muaj.
Ai triumfoi në garën me 7 kandidatë të tjerë, përfshirë ish-zyrtarë të lartë policie dhe prokurorë:
- Andi Pogaçe
- Artur Beu
- Elton Kërluku
- Gentian Ndoi
- Gentjan Shehaj
- Gledis Nano
Keta do të drejtojë BKH-në për një mandat 5-vjeçar, sipas rregullores së organit.
Ende pa u zyrtarizuar votimi, procesi në fokus ndërkombëtar
Emërimi i tij shënon drejtimin e dytë në historinë e BKH-së, pas mandatit të parë të Aida Hajnajt, e cila e drejtoi strukturën gjatë ngritjes, trajnimit dhe operacioneve të para hetimore.
Prania e diplomatëve amerikanë dhe europianë tregon rëndësinë që partnerët ndërkombëtarë i kushtojnë funksionimit të BKH-së — strukturë që shpesh quhet “FBI-ja shqiptare” dhe që është kyçe në hetimet e SPAK-ut për korrupsionin dhe krimin e organizuar.
