‘Kushtetuesja’ rrëzon partitë e vogla, gazetari: Vendim i pritshëm, ja nga kush do të caktohet 90% e listës fituese

Data

Gazetari Mariglen Kume i ftuar në një studio televizive, tha se vendimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese ishte i pritshëm dhe se tashmë afro 90% e listës fituese do të caktohet nga kryetarët e partive politike.

Sipas Kumes, Gjykata Kushtetuese ka argumentuar se nuk cenohet e drejta kushtetuese për t’u zgjedhur dhe për të zgjedhur.

Ishte vendim që po pritej prej kohësh nga partitë politike. U duk sikur u vonua, kishim ditë që po e prisnim. Deri diku i ishte vendim i pritshëm.

“Gjykata Kushtetuese e lidh me dy momente. Momenti i parë është e drejta për t’u zgjedhur dhe për të zgjedhur dhe faza e dytë shpërndarja e mandateve. Animimi i 7 subjekteve lidhej me fazën e parë, e drejta për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur. Gjykata Kushtetuese duke argumentuar që janë dy mundësi dhe lista e hapur dhe e mbyllur, është gjykuar që nuk cenohet asnjë e drejtë kushtetuese.

Sa i takon pjesës për shpërndarjen e mandateve sipas Gjykatës Kushtetuese kjo është e drejtë që i është caktuar ligjvënëse. Sa kohë që kjo ishte një marrëveshje e dy forcave kryesore, këtë nuk kishim të bënin me cenim të drejtës kushtuese.

Në 2025 në masën 90-95% për opozitën mbase dhe 100% listat fituese do të caktohen nga kryetarët e partive politike.”

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related